I dënuari në “Reket” Kiçeec publikoi “bombë” për Mickovskin

Portali A1on publikoi audio regjistrime për të cilat pretendon se janë biseda nga takimi i kryetarit të VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe Zoran Milevski – Kiçeec i dënuar në rastin “Reket”. Janë publikuar katër biseda nga takimi midis dy tyre dhe një personi tjetër femër. Ata flasin për bashkëpunim për zgjedhjet në Maqedoninë Perëndimore ndërsa flasin edhe për zgjedhjet lokale në Ohër që u organizuan pas vdekjes së kryetarit Jovan Stojanovski, të cilat u mbajtën në prillin e vitit të kaluar. Mickoski deri më tani ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur takim me Kiçeecin. Megjithatë pas publikimit të “bombave” për takimin Mickoski-Kiçeec, Zoran Milevski Kiçeec konfirmoi autenticitetin e bisedave dhe se takimi ka ndodhur në 14 prill të vitit 2019, para zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve lokale në Ohër. Dy muaj pas këtij takimi, doli në sipërfaqe skandali “Reket” dhe akuzat për zhvatje nga biznesmeni Orce Kamçev.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *