I PARAGJYKOJNË VAJZËN, ARBENITA ISMAJLI IU REAGON ASHPËR NDJEKËSVE

Modelja, Arbenita Ismajli para disa javësh është bërë për herë të parë nënë e një vajze të quajtur Nina, shkruan Insajderi.

Ajo po ndan imazhe të shumta të vajzës një gjë të tillë e ka bërë edhe pas tri javëve të lindjes.

Modelja shqiptare siç duket nuk ka marrë edhe komente të mira nga ndjekësit për vajzën dhe kjo mund të vërtetohet si shkak i një postimi që ajo ka bërë.

Arbenita, ka shkruar se i kanë paragjykuar vajzën dhe të tillët nuk kanë zemër dhe tru si mund ta bëjnë atë drejt një fëmijë.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që ajo bën reagime lidhur me vajzën e saj.

Arbenita është e martuar më reperin Fero, ku janë  prindër të vajzës në fjale.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *