Implantologu kosovar Dr. MDSc Genc Zenunaj, ligjërues në Akademinë TRIAdontics në Holandë

TRIAdontics është një Akademi për një stomatologji moderne. Akademia në fokus të implantologjisë dhe protetikës ofron një sërë trajnimesh rreth rrjedhës së punës digjitale në implantologji.

Posa të hapësh ueb-faqen e Akademisë Holandeze TRIAdontics, në mesin e katër ligjëruesve, shfaqet një bashkëkombës yni, Dr. MDSc. Genc Zenunaj. Një shkencëtar i ri në moshë, por me bagazh të madh profesional dhe shkencor. E gjithë kjo storje suksesi fillon nga Universiteti i Vjenës.

Dr. Genci u diplomua në Universitetin e Prishtinës, por ëndrra e tij ishte që studimet postuniversitare t’i vazhdojë në Universitetin e Vjenës, universitet i cili kulmon për nga kualiteti i shkencës dhe mësimdhënies në mbarë globin.

Pas diplomimit, Dr. Genci themeloi klinikën dentare “Dental Clinic”, në qytetin piktoresk të Istogut. Kjo klinikë njihet për shërbimet për cilësi të lartë dhe për protokollin e veçantë të punës.

Në vitin 2016 regjistroi studimet postdiplomike në Universitetin e Vjenës.

„Arsyeja përse e zgjodha pikërisht Universitetin e Vjenës për studime postdiplomike lidhet me vlerat e këtij universiteti me histori 700 vjeçare dhe me mbështetjen që përherë shteti i Austrisë u ka dhënë shqiptarëve ndër shekuj, përfshirë edhe formimit të shtetit shqiptar“, tregon për albinfo.at, dr. Zenunaj.

Në mesin e 20 studentëve postdiplomikë, dr. Genci diplomoi i pari nga i gjithë grupi, duke mbrojtur temën e disertacionit me notë maksimale. Në pyetjen tonë, rreth këtij suksesi, me një buzëqeshje, na thotë:  “Me punë arrihet çdo gjë”.

Nga Universiteti i Vjenës mori dy mastere: MDSc. në protetikë, dhe master në occlusion.

Dr. Genci nuk u ndal me këtë sukses. Ai regjistroi programin trevjeçar në implantologji pranë EAO-së, i cili zhvillohet në gjashtë top universitete evropiane, siç është ai në: Malmo, Groningen, Dysseldorf, Cyrih, Madrid dhe Lisbonë.

Krahas kësaj ai u certifikua si ‘Implant Specialist nga Akademia Holandeze TRIAdontics, akademi në të cilën është edhe ligjërues që nga viti 2021. Dr.Genci në këtë akademi, njihet për ligjëratat e tij mjaft atraktive dhe mënyrën e tij unike të shpërndarjes së përvojave të tij klinike dhe shkencore.

Për bagazhin shkencor dhe profesional që mbart mbi supet e tij, flasin më së miri vizitat e qindra pacientëve të lumtur të trajtuar me metodat më bashkëkohore dhe shumë të fytyra të buzëqeshura të pacientëve të tij.

Për momentin si qëllim kryesor i tij, është ngritja e implantologjisë kosovare në nivelin evropian, të cilën e realizon përmes trajnimeve dhe seminareve në Kosovë, të mbështetura edhe nga kompania  kosovare “Allianz”.

Por, i pyetur pse e zgjodhi Akademia TRIAdontics, të bashkëpunonte me kompaninë vendore nga Kosova, dr. Genci, përgjigjet:

“Kemi zgjedhur kompaninë “Allianz”, sepse ajo, si kompani lidere në Kosovë për furnizim me materiale cilësore, ka kontribuar shumë në rritjen e cilësisë së stomatologjisë në Kosovë dhe rajon; me qindra trajnime dhe workshope, me të cilat kanë treguar sukses, duke e ngritur në një nivel tjetër stomatologjinë kosovare”, ka shtuar ai.

Koordinator shkencor në programin: “Implant Specialist Recognition”

Projekti më i ri i tij është programi njëvjeçar “Implant Specialist Recognition”, program për avancim dhe certifikim të stomatologëve në impantologji, i cili vjen si rezultat i bashkëpunimit të Akademisë TRIAdontics, në Amsterdam dhe kompanisë “Allianz” në Prishtinë, projekt në të cilin dr.Gencit i është besuar detyra: koordinator shkencor dhe ligjërues.

/Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *