“Inatet shqiptare” rrezikojnë komunën e Brvenicës!

Gara elektorale e vjeshtës pritet të jetë tepër interesante, sidomos në Komunën e Brvenicës.

Në zgjedhjet e kaluara të vitit 2017 në garë ishin kandidati i vetëm shqiptar Enver Pajaziti, i mbështetur fuqishem nga të gjitha partitë shqiptare, Aleanca për Shqiptarët, BDI dhe PDSH-ja.

Edhe pse Lëvizja Besa që ishte e bashkuar në atë kohë, përkundër thirrjes për të mos nxjerrur kandidat, ata nxorën kandidatin e tyre, që drejtpërdrejtë rrezikuan fitoren e kandidatit shqiptar. Megjithatë, falë angazhimit të mërgimtarëve dhe mbështetjes së tyre të parezervë, me një dallim shumë të vogël të votave, Enver Pajaziti arriti të del fitues në zgjedhje edhe atë në rrethin e dytë kundrejt kandidatit maqedonas, edhe atë me një dallim shumë të vogël të votave.

Ajo çfar i bën tejet interesante zgjedhjet në këtë komunë, që njëherit është ndër komunat etnikisht të përziera, ku numri i votuesve të të dy entiteteve është përafërsisht i barabartë e bënë garën elektorale tepër të nxehtë.

Duke marrë parasysh edhe rezultatin e fundit të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut të 2020-s, gara në këtë komunë duhet të jetë një “Këmbanë” alarmi, sidomos për subjektet politike shqiptare.

Shumë lehtë mund të ndodh që nga inatet politike mund të rrezikohet seriozisht qeverisja e komunës nga një kandidat shqiptar.

Në zgjedhjet e 15 korrikut dy partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM u renditen e të parat, duke lënë pas të gjitha subjektet politike shqiptare, Alencën për Shqiptarët që u rendit e treta, BDI e katërta dhe PDSH E pesta.

Lexo lajmin e plote ne: https://fol.mk/

/Fol.mk /Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *