ISMAIL KADARE SHPALLET FITUES I ‘NOBELIT AMERIKAN’ PËR VITIN 2020

Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare do të nderohet me të një çmim tjetër në letërsi dhe njoftimi u bë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Twitter, selia diplomatike e SHBA njoftoi se shkrimtarit Kadare do t’i jepet Çmimi Ndërkombëtar për Letërsi Neustadt dhe ceremonia e dorëzimit do të mbahet virtualisht.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës. Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen:, shkruan në rrjete sociale Ambasada Amerikane.

Çmimi që jepet çdo dy vjet dhe konsiderohet një nga çmimet letrare më prestigjioze ndërkombëtare duke qenë se sponsorizohet nga Universiteti i Oklahomës, njihet gjerësisht si Nobeli Amerikan në Letërsi.

“Urime për Ismail Kadarenë, i cili ka fituar Çmimin Neustadt për Letërsinë në vitin 2020. Kadare – një shkrimtar, poet, eseist dhe dramaturg shqiptar, që fitoi famë përmes forcës së poezisë dhe trillimit të tij, u nominua nga Kapka Kasssabova (poete dhe shkrimtare),” shkruan në Twitter The Neustradt Prize.

Congratulations to Ismail Kadare, who has won the 2020 Neustadt International Prize for Literature. Kadare—an Albanian novelist, poet, essayist and playwright who rose to fame on the strength of his poetry and fiction—was nominated by @Kapka_Kassabovahttps://t.co/jojhenC98t pic.twitter.com/DYhzmZfpdR

— The Neustadt Prize (@NeustadtPrize) October 17, 2019

Që prej themelimit të tij në vitin 1970, laureatë dhe kandidatë të tij janë vlerësuar edhe me çmimin Nobel. Çmimi Neustadt vjen i shoqëruar me një pendë shqiponje të argjendtë dhe 50,000 dollarë amerikanë.

Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Mund të ndiqni poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij duke u regjistruar KËTU . 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *