Ja sa paguhen punëtorët e Facebook-ut!

Ndërsa pasuria personale e Mark Zuckerbergut është 33.3 miliardë dollarë, paga mesatare e punëtorëve të tij nuk është për t’u nënvlerësuar.

Sipas të dhënave të hulumtimit nga Glassdoor, mesatarja e pagës së inxhinierëve fillestarë është 106 mijë dollarë, ndërsa e një analisti mesatar është 118.864 dollarë.

Inxhinierët e programeve të gjigantit të mediave sociale marrin pagë mesatare prej 183.397 dollarëve.

Vlera e Facebook-ut është aktualisht 200 miliardë dollarë, gjë që tregon se pagat e 8.348 punëtorëve janë goxha mbresëlënëse.

Facebook u themelua më 2004 nga studentët e Harvardit:

Mark Zuckerberg,

Dustin Moskovitz,

Chris Hughes dhe

Eduardo Saverin.

Ky rrjet social së shpejti u zgjerua në universitetet tjera amerikane dhe më pas u bë një fenomen botëror.

/IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *