JAMES RIKTHEHET NGA LËNDIMI, LAKERS I KTHEHEN FITOREVE

LeBron James është rikthyer nga lëndimi, e së bashku me të është rikthyer edhe ndjenja e fitores te Los Angeles Lakers.

Lakers kanë triumfuar ndaj Detrioit Pistons me rezultat 121-116, shkruan Shqip.com.

Në këtë takim, ndonëse vëmndjen e mori rikthimi i James, një ndeshje të jashtëzakonshme e pati Anthony Davis.

Shatëtëgjati ishte basketbollsti më efikas në parket për Lakers, duke shënuar plot 30 pikë. Si dhe pati gjashtë asistime si dhe dhjetë kërcime.

Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Russell Westbrook që realizoi 26 pikë, asistoi dhjetë herë, ndërsa regjistroi edhe nëntë kërcime.

Ndërsa, James, për 21 minuta sa ishte në parket, shënoi dhjetë pikë, asistoi pesë herë dhe pati një kërcim.

Kurse, pasi një përplasje fizike që James dhe Isaiah Stewart e patën ndërmjet vete, të dy u përjashtuan nga loja, në mes të çerekut të tretë.

LeBron James ejected after altercation with Pistons' Isaiah Stewart

Te Pistons, më i dalluari në këtë ndeshje ishte Jerami Grant që shënoi 36 pikë, ndërsa ndihmoi me tre asitime dhe katër kërcime.

Pas kësaj fitore, Lakers gjenden në vendin e nëntë të Konferencës Perëndimore, me nëntë fitore dhe nëntë humbje.

Ndërsa, në anën tjetër, Detroit është në vendin e 12-të të Konferencës Lindore, ndërsa kjo ishte humbja e 12-të, krahas katër fitoreve që kanë regjistruar këtë sezonë.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *