Jep dorëheqje drejtori i Kopshtit Zoologjik në Shkup

Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Shkupit, Gjorgji Galetanovski ka dhënë dorëheqje. Vendimin e tij ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, përcjell TV21. Ai në shkrim nuk ka qartësuar arsyet e dorëheqjes.

“Në tre vite e gjysmë, arritëm të rrisim me një rekord frekuentimin, të realizojmë të gjitha projektet që premtuam, sollëm shumë kafshë të reja për herë të parë në vendin tonë, ndërsa fëmijët fituan një vend të preferuar për shëtitjet e përditshme. Shpresoj që Kopshti Zoologjik të vazhdojë të zhvillohet dhe të bëjë projekte të reja që do të vazhdojnë suksesin e këtij institucioni. Sot po kthehem në rrugë, në dispozicion në çdo kohë për të kontribuar për një të ardhme më të mirë të vendit dhe të rinjve”, ka shkruar mes tjerash Galetanovski.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *