Jep dorëheqje kryeministri i Francës

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, e ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek presidenti Emmanuel Macron sot në mëngjes.

Sipas “Euronews”, dorëheqja e tij është pranuar nga Macroni.

“Edouard Philippe sot ka dorëzuar dorëheqjen e qeverisë tek Presidenti i Republikës, i cili e pranoi atë. Ai së bashku me anëtarët e qeverisë do të sigurojë trajtimin e punëve aktuale deri në emërimin e qeverisë së re”, ka bërë bër me dije Presidenca e Francës në një njoftim për media.

/EpokaeRe/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *