KA NDËRRUAR JETË PRINCI PHILIP
Princi Philip, burri i Mbretëreshës Elizabeth II, ka vdekur në moshën 99 vjeçare, ka njoftuar Pallati Buckingham, transmeton Insajderi.
Pallati Buckingham tha: “me pikëllim të thellë që Madhështia e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.
“Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor”.
Boris Johnson tha se ai “frymëzoi jetën e të rinjve të panumërt”.
Duke folur në Downing Street, kryeministri shtoi: “Ai ndihmoi për të drejtuar Familjen Mbretërore dhe monarkinë në mënyrë që ajo të mbetet një institucion i padiskutueshëm jetik për ekuilibrin dhe lumturinë e jetës sonë kombëtare”.
/Insajderi.com