KA VDEKUR SHKENCËTARJA E MADHE: E QUANIN “NJERI KOMPJUTER”

Ka vdekur shkencëtarja pa të cilën NASA nuk do të ishte ajo çfarë është sot.

Pa precizitetin e “njeriut kompjuter” Kathrine Johnson, NASA me siguri do të dukej ndryshe. Ajo ka vdekur në moshën 101 vjeçe.

Llogaritjet e saja kanë qenë përgjegjëse për dërgimin e sigurt të njerëzve në gjithësi dhe sigurimin e udhëheqjes amerikane në garën e gjithësisë kundër Bashkimit Sovjetik.

Gati gjithë jetën rëndësia e saj për udhëtimet amerikane në gjithësi ka qenë e pavërejtur. Vetëm kohë më parë ajo ka marrë një mirënjohje kombëtare.

ohnson ishte pjesë e një grupi të matematikanëve të dhënat e të cilëve ishin vendimtare për nisjet e para të misioneve të NASA-s. Suksesi i këtij grupi në masë të madhe varej nga arritjet e grave matematikane.

Arritjet e tyre një kohë të gjatë janë injoruar, dhe vetëm pas publikimit të librit “Numrat e fshehur” në vitin 2016, flitet për ta në publik, transmeton CNN.

/Insajderi.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *