KANYE WEST E KUPTOI SE DIVORCI ISHTE FINAL ANDAJ TENTOI TË BËNTE GJESTIN MË TË PAKUPTIMTË

Sipas The Sun, Kanye West u përpoq të shiste bizhuteritë që ai kishte blerë për Kim Kardashian vetëm disa ditë para se ajo të kërkonte divorcin, ka pohuar një burim, njofton Insajderi.

Reperi e dinte se martesa e tij me Kim, e cila bëri kërkesë për divorc javën e kaluar, kishte mbaruar dhe nuk donte të kishte asnjë kujtim nga e kaluara.

“Gjatë dy javëve të fundit, Kanye po tentonte të shiste bizhuteritë që kishte blerë për Kim”, tha një burim për gazetën.

“Atë moment, miqtë e tij e kuptuan se gjithçka kishte mbaruar. Ai me të vërtetë nuk donte të ndaheshin, por ajo kishte vendosur”.
“Kanye së fundmi ka thënë se nuk dëshiron të jetë i lidhur me brendin Kardashian por ishte i lënduar sepse ai akoma e dashuron atë”.
“Megjithëse ai kurrë nuk i shiti bizhuteritë, ai fliste për mënyrën se si nuk donte të kujtonte të kaluarën.”

Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc të premten dhe po kërkon kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të katër fëmijëve të çiftit.

 /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *