Kasami: Pas 15 Korrikut Çairi nuk do ketë kontrata në ajër, por punë konkrete (Video)

Mbrëmë kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami së bashku me kandidatin për deputet, Kastriot Rexhepi kanë realizuar takim me banorët e Çairit, ku edhe kanë shpalosur platformën e koalicionit “Mundemi”. Mes tjerash, Kasami ka deklaruar se Besa është në një koalicion fitues dhe se ajo do të jetë gardiani i votave shqiptare.

Gjithashtu, kreu Kasami ka deklaruar se pas 15 korrikut nuk do të ketë më kontrata në ajër por punë konkrete në teren, për të përmbushur kërkesat e qytetarëve.

“Pas 15 Korrikut, nuk do të ketë kontrata në ajër, por punë konkrete dhe realizim të projekteve në interes të qytetarëve”, ka deklaruar Kasami.

MUNDEMI

Në Çair së bashku me kandidatët për deputet Kastriot Rexhepin dhe Bastri Bajrami dhe sekretarin gjeneral Arjanit Hoxha, shpalosëm ofertën e koalicionit #MUNDEMI. Pas 15 Korrikut Çairi nuk do ketë kontrata në ajër, por punë konkrete.#MUNDEMI edhe më #Shumë edhe më #Mirë#BESA#Voto 3️⃣

Posted by Bilall Kasami on Sunday, July 5, 2020

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *