KËSHTU DUKEJ ENCA HAXHIA PARA 11 VITESH, MEZI NJIHET NGA NDRYSHIMET

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ku ndan pjesë të ndryshme nga jeta e saj.

Ajo shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, gjersa komentohet për thuajse çdo paraqitje.

E njëjta së fundmi ka ndarë disa fotografi të së kaluarës, të cilat i ka realizuar në 2010 e 2012 – kur edhe filloi karrierën në muzikë.

“Fotografi nga kamera e laptopit”, ka shkruar ajo në njërën prej imazheve të shpërndarë në InstaStory.

Kujtojmë se Enca së fundi ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar “Rakia”.

Kënga u komentua shumë për paraqitjen e këngëtares në klip por edhe për pjesëmarrjen e modelit dhe ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Beart Rexhepi.

Ajo së shpejti ka paralajmëruar që do të lansoje projektin e saj më të ri.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *