KITARA E FAMSHME E KURT COBAIN SHITET NË ANKAND PËR NJË ÇMIM MARRAMENDËS

Kitara e Kurt Cobain me të cilën ai performoi në një koncert të rrallë të grupit Nirvana, është shitur në një ankand me çmimin 6 milionë dollarë, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Me 6.01 milionë dollarë pas tarifave, kjo kitarë është më e shtrenjta e shitur ndonjëherë në ankand.

Para kësaj, kitara më e shtrenjtë e shitur në histori ishte një Fender Stratocaster e përdorur nga kitaristi i Pink Floyd, David Gilmour. Ajo u shit gati 4 milionë dollarë në një event bamirësie në qershor të vitit 2019.

Kitara e përdorur nga frontmeni Nirvana Kurt Cobain gjatë koncertit të famshëm të grupit MTV Unplugged doli në ankand, me një vlerësim fillestar prej 1 milion dollarë, por që u shit për 6 milionë.

Kitara Martin D-18E e vitit 1959 u paraqit në performancën e grupit në nëntor të vitit 1993, pesë muaj para vdekjes së Kobain në moshën 27 vjeçare.

Kjo perfomancë e Nirvana mbetet një nga më të njohurat e grupit, ndërsa albumi shoqërues vlerësohet gjerësisht.

/Insajderi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *