Kjo është pasuria e Dimitar Kovaçevskit, kryetarit të ri të LSDM-së

Kryetari i LSDM, Dimitar Kovaçevskit nuk është edhe aq i varfër. Në listën e tij anketuese të pasurisë janë të regjistruar prona,banesa, vetura dhe pasuri tjera.

Kovaçevski posedon fillimisht si pronë personale një banesë me vend ​​parkimi me vlerë prej 5.641.074 denarë ose afër 92 mijë euro. Banesa ka 83 metra katrorë dhe ndodhet në Shkup dhe është blerë me kontratë shitblerje në vitin 2018.

Kovaçevski posedon edhe një banesë me vendparkim në vlerë prej 3.666.985 denarë ose afro 60 mijë euro. Ka një sipërfaqe prej 70 metrash katrorë dhe në pyetësor thuhet se është fituar në mënyrë tjetër.

Si pronë personale në pyetësor është raportuar edhe banesa e tretë me vend parkimi dhe kushton 5.924.100 denarë ose 96 mijë euro. Edhe kjo banesë gjendet në Shkup, ka 94 metra katrorë dhe ndodhet në Shkup dhe është blerë me kontratë shitblerjeje.

Kovaçevski ka raportuar si pronë të bashkëshortes një veturë Volkswagen në vlerë prej 1,02 milionë denarë ose 16,6 mijë euro, ndërsa si pronë personale është raportuar edhe një veturë tjetër në vlerë prej 372 mijë denarë.

Kovaçevski si pronë të bashkëshortes ka aksione prej 62 mijë denarë, ndërsa si pronë të tij personale posedon aksione prej 46.600 denarë.

Si pronë personale ai ka raportuar një dividendë të papaguar për vitin e kaluar prej 3,5 milionë denarë, të arkëtueshme në bazë të kontratës, si dhe disa të arkëtueshme në bazë të kredisë.

Si pasuri personale, janë edhe disa depozita të bashkëshortes apo e fëmijëve me vlerë prej 3,8 milionë denarë, depozitë në denarë 2,6 milionë denarë, depozitë në denarë 1,5 milionë denarë, 1,46 milionë denarë, depozitë në denarë 1,47 milionë denarë, depozitë në valutë. Depozitë 24 mijë euro, depozitë në valutë 26 mijë euro, si dhe disa depozita të tjera më të vogla në valutë.

Ekziston edhe një kasafortë, llogari transaksioni dhe kartë krediti.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *