KJO VAJZË PO I MËSON SHKRIM-LEXIMIN XHAXHAIT TË SAJ QË NUK SHKOI KURRË NË SHKOLLË

Një nga postimet më të ëmbla që po bën xhiron e rrjetit social Twitter, është i një përdorueses nën emrin Kenny Ramos, njofton Insajderi.

Përdoruesja e llogarisë në Twitter që numëron vetëm 538 ndjekës, publikoi dy foto të xhaxhait të saj teksa ai shihet duke shkruar emrat e nipërve dhe mbesave të tij. Më tej në postimin e saj ajo shkruan, “Xhaxhai im nuk ka shkuar kurrë në shkollë, por unë po e mësoj të shkruajë, dhe ai ka shkruar emrat e nipërve dhe mbesave të tij për herë të parë.”

Që nga atëherë, postimi i përdorueses ka marrë më shumë se 1,700 komente, 288 mijë pëlqime dhe më se 47 mijë retweets.

Të shumtë ishin ata që përgëzuan gjestin dhe durimin e saj, madje kërkonin përditësime për progresin e xhaxhait të saj.

Ajo më pas ka përditësuar postimin e saj duke thënë se gjithë kjo mbështetje dhe dashuri, ka bërë “xhaxhain tim të përlotet nga gëzimi”. E kështu më pas ajo ka krijuar edhe një llogari në Twitter për xhaxhain e saj nën emrin Eltio Filipe Lira.

 /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *