Kovid 19 RMV/ 5 viktima, dhe 101 raste të reja. Shërohen 22 pacientë

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 776 testime ndërsa janë regjistruar 101 raste të reja me koronavirus. Në bazë të qyteteve, në Shkup janë regjistruar 57 raste, Kumanovë-13, Tetovë-19, Dibër-1, Shtip-3, Strugë-1, Veles-1, Manastir-2, Gostivar-1 dhe Resnjë-2.
Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 22 pacientë të shëruar. Në Shkup-11, Tetovë-10, Veles-1. Pesë persona kanë humbur jetën.
Numri i rasteve të identifikuar nga fillimi i pandemisë deri tani është 5106.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *