Kreshnike Iljazi Fashion-Dita e 9’të e shperndajres u kry me sukses, vazhdojme te Henen qe vjen

“Për ditën e parë kur filluam me shpërndarjen e të njëjtave, fillimisht kishim paraparë të shpërndajmë 200 maska mirëpo nga interesi  lartë prodhuam edhe 200 tjera, pra në total donuam 400 maska mbrojtëse. Të interesuar më shumë ishin familjet që nuk kanë mundësi të mira financiare si dhe të moshuarit, në momentin kur ne i furnizonim ata me maska unë ndjeja një kënaqësi që nuk përshkruhet me fjalë, pikërisht ajo kënaqësi dhe pozitiviteti që morra nga qytetarët mua dhe familjen tona na motivuan të punojmë qoftë edhe nga 15 orë në ditë për prodhimin e maskave” tha Kreshnike Iljazi.

Jetëgjatësia e këtij aksioni, varet prej ndihmës që do e japim ne!

Ajo tha se përderisa kemi shëndetin, dhe na perkrahin qytetarët me mjete financiare për prodhimin e maskave ky aksion do të zgjasë po aq sa vet pandemia korona.

Sot eshte dita e 9’te e shperndarjes se maskave cdo dite pa u ndalur,dhe fale mjeteve per materiale te mundesuara nga qytetaret ,firma te ndryshme si dhe familja Iljazi aksioni i shperndarjes falas te maskave do te vazhdoj perseri nga e hena qe vjen.

/ES/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *