KRYEMINISTRI I ITALISË E QUAN “DIKTATOR” ERDOGANIN

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, etiketoi presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, një “diktator” kjo për shkak të trajtimit ndaj presidentes së Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një takimi në Turqi.

Ursula von der Leyen ishte në Ankara të martën së bashku me shefin e Këshillit Evropian Charles Michel për një takim me Erdogan mbi marrëdhëniet Turqi-BE.

Pamjet video të xhiruara brenda pallatit presidencial treguan të dy burrat duke zënë vende së bashku, ndërsa von der Leyen u la i detyruar të ulej larg nga burrat në një divan.

I pyetur për incidentin në një konferencë shtypi, Draghi tha “Unë isha shumë i pakënaqur nga poshtërimi ndaj presidentes Von der Leyen”, duke shtuar: “Por me këta diktatorë … duhet të jesh i sinqertë në shprehjen e ndryshimeve të pikëpamjeve .. por gjithashtu i gatshëm për të bashkëpunuar, për të bashkëpunuar, për të siguruar interesat e vendit të vet”. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *