KRYEMYFTIU I ARABISË SAUDITE: NAMAZET E TERAVISË DHE BAJRAMIT DO TË FALEN NË SHTËPI

Duke folur mbi rregullat e reja gjatë muajit të Ramazanit për shkak të koronavirusit, myftiu Sheik tha se namazet e teravisë do të falen në shtëpi dhe në rast të vazhdimit të masave deri në fund të muajit, edhe ai i Bajramit do falet nëpër shtëpi, raportoi agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA.Arabia Saudite tashmë ka pezulluar faljen e namazeve në bashkësi, si dhe ritualin e itikafit dhe iftaret në xhami.

Më 20 mars, vendi pezulloi faljen e namazeve së bashku në Xhaminë e Madhe në Mekë dhe Xhaminë e Profetit në Medine.

Deri më tani, në Arabi Saudite janë konfirmuar gjithsej 87 të vdekur nga COVID-19 dhe 7.142 të infektuar.

/Insajderi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *