Kush është Adnan Ismaili? Rexhepi mendohet gjatë: Pyetje me bisht!

Pyetja se kush është Adnan Ismaili e ka vënë në siklet deputetin Kastriot Rexhepi në ClickPlus.
U ndalua një kohë të gjatë pasi iu parashtruar kjo pyetje në studion e TV21, megjithatë përgjigje nuk dha dhe komentoi: Pyetja me bisht!
Për mua nuk është…
G: Vështirë…?
Jo, jo,… me Adnan Ismailin nuk kam asgjë… I ke pyetjet me bisht pastaj do të më interpretojnë…
Pasi u pyet se a është faktor, Rexhepi tani pa hamendje shtoi:
“Faktor është. Por në pyetjen se çfarë është për mua, thash asgjë, sepse nuk kam asnjëfarë relacioni”.
Ndërkaq më pas duke komentuar veprimin e Ismailit që mbështeti kandidatin e BDI-së, Hekuran Duka në Dibër, dhe jo të ASh-së, Bekim Pocesta, Rexhepi deklaroi:
“Që të mos më mbetet faji mua dhe të them se Alternativa ishte në koalicion me Aleancën ndërsa Ismaili me zotëri Dukën”.
/TV21