Kush është Dimitar Kovaçevski?

Zëvendësministri aktual i Financave dhe anëtar shumëvjeçar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, është lideri i ri i LSDM-së, i cili u zgjodh në zgjedhjet e djeshme të dyta direkte brendapartiake, të cilat u mbajtën si të jashtëzakonshme, pas dorëheqjes së Zoran Zaev.

Sipas biografisë së publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë, 47-vjeçari Dimitar Kovaçevski ka lindur në Kumanovë. Është doktor i shkencave ekonomike, profesor i asociuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Menaxhmentit të Biznesit në Universitetin “American College” Shkup. Ai është ligjërues në studimet universitare, pasuniversitare dhe doktorale dhe është autor i punimeve të shumta shkencore në fushën e ekonomisë dhe menaxhmentit të botuara në revista shkencore dhe konferenca ndërkombëtare.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *