Kush është gangsteri shqiptar që kishte rrëmbyer kryeministrin e Belgjikës (VIDEO)

Basri Bajrami është gangsteri shqiptar që rrëmbeu kryeministrin e Belgjikës në vitin 1989. Ai ka qenë tmerri i Belgjikës për shumë vite. Mundi të rrëmbejë kryeministrin belg të asaj kohe, Poul Vanden Bjonants dhe më pas u arratis nga bu rgu i sigurisë së lartë, Sen Zhili.

Bojants u rrëmbyen në momentin kur po shkonte të takonte të dashurën. Bajrami dhe të tjerët, e mbajtën peng për 32 ditë, gjatë të cilave arritën t’i marrin përmes të birit 5 milionë marka gjermane (1.5 milionë euro).

Bajrami u arr estua i pari nga banda në shkurt 1989. Pasi u arr estuan të tjerët, gjyqi kundër Bandës Haemers nisi më 1993. Por Basriu u arratis sërish nga bu rgu i Sen Zhill, së bashku me Filip Lakrua dhe Murat Kapllanin. Lakrua, dhe Kapllani u kapën sërish, Haemers kreu vetëvr asje në qeli, ndërsa ai vetë u kap pas 2 vitesh në Maqedoni.

Në vitin 1996, u dënua me bu rgim të përjetshëm, ndërsa u ekstradua në Kosovë në vitin 2004. Pas disa viteve në bu rg, sot ai është i lirë.

Basri Bajrami ka qenë tmerri i Belgjikës për shumë vite. Ai është akuzuar shpesh edhe për lidhjen me politikën në Maqedoni.
I lindur në Kosovë më 1955, Basri Bajrami, u largua që herët nga vendlindja për të shkuar në SHBA. Por pasi mbërriti në Belgjikë, do të mbetej aty për gati 30 vitet e ardhshme. Pasi u mor me disa aktivitete të paligjshme, u bë ortak në një kazino në Bruksel.

Ts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *