KY ËSHTË QYTETI ME MË SË SHUMTI MILIARDERË

Pekini tashmë gjendet në vendin e parë si qyteti botëror i miliarderëve, duke e lënë kështu mbrapa New Yorkun,

Shteti i New Yorkut  për herë të parë në shtatë vjet, humbi këtë titull.

Në Pekin tashmë janë 33 miliarderë më shumë.

Atje ka rreth 100 njerëz me një pasuri me vlerë një miliard dollarë ose më shumë, ndërsa në New York ka 99 të tillë.

Sipas revistës Forbes, një e katërta e 2,755 personave jashtëzakonisht të pasur jetojnë në vetëm 10 qytete të botës.

Ndërsa 10 për qind e miliarderëve në botë gjenden në katër metropolet kineze.

Edhe pse në vendin e dytë, pasuria totale e miliarderëve të New Yorkut është 560.5 miliardë dollarë.

Banori më i pasur i Pekinit ësht Zhang Jiming, me një pasuri neto prej 35.6 miliardë dollarësh, ndërsa Michael Bloomberg është më i pasur në New Yorku, me pasuri prej 59 miliardë dollarësh.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *