LABI DHURON 7 MIJË EURO PËR TË LËNDUARIT NË FERIZAJ

Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri, ka transferuar shtatë mijë euro si ndihmë për të lënduarit nga rasti i shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj, njofton Insajderi.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtari me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ku tha se do ju ofroj ndihmë të lënduarve në shpërthimin e mbrëmshëm në Ferizaj.

Disa prej të lënduarve ju duhet trajtim në Turqi dhe këngëtari ka treguar se ka hapur një fondacion ku secili do të dhurojë nga 1000 mijë euro.

“Nga Podujeva në Ferizaj! Për GENCIN dhe të tjerët! Për personat që janë nisur për shërim në Turqi, nga rasti që ndodhi në Ferizaj! Ne si Fondacion, i ndajmë nga 1000€ për nevoja të familjarëve të cilat ju duhen për ndonjë shpenzim gjatë shoqerimit në Turqi”, ka shkruar ai.

“Pra nëse kanë udhëtuar : Genci dhe 6 të tjerë, ne i transferojmē 7000€. Pastaj nëse kërkohet ndonjë mobilizim për të tjerët të cilët kanë pësuar lendime jemi këtu me ju. Ne jemi në kontakt me familjen e Gencit se bashku mund të bejmê edhe më shumë”, ka njoftuar tutje ai. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *