Lazim Destani:Do të mbeten përgjithmonë në kujtesën time çastet e bukura që kemi kaluar së bashku

Postimi i Lazim Destanit për vdekjen e mikut të tij
Enver Maliqi:

Me dhembje e mora lajmin mbi vdekjen e mikut tim, Enver Maliqit. Shuarja e tij i ka sjellë pikëllim jo vetëm familjes, por edhe miqve të shumtë, komunitetit të biznesit si dhe qytetit të Shkupit ku ai ishte në pozitën e Nënkryetarit. Do të mbeten përgjithmonë në kujtesën time çastet e bukura që kemi kaluar së bashku me këtë njeri që shquhej për zemërgjerësinë dhe bujarinë e tij.
Në këto ditë të vështira për familjen dhe miqtë, – pranoni ju lutem ngushëllimet e mia të sinqerta.
Në paqe u prehtë shpirti i tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *