LAZIO E KUJTON GABRIELE SANDRI-N

Janë bërë 14 vite prej kur, Gabriele Sandri mbeti i vrarë.

Tifozi i Lazios ishte nisur për ta shikuar skuadrën e preferuar – në derbin ndaj Interit, por doli që të jetë dita e fundit e jetës së tij, shkruan Insajderi.com.

Sipas raportimeve të mediave italiane, kishte shpërthyer një përleshje mes dy grupeve të tifozëve dhe policia u thirr menjëherë. Teksa dhuna filloi të përshkallëzohej, policia e pranishme, në përpjekje për të ndarë tifozët, gjuajti disa fishekë drejtpërdrejt në ajër si paralajmërim.

U krijua konfuzion dhe kaos dhe një oficer shkrepi aksidentalisht një tjetër plumb, duke e goditur Gabriele Sandri në qafë. Kjo e shtënë rezultoi fatale për të.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Lazio e ka kujtuar Sandron.

“14 vjet. Përshendetje Gabriele, ti je gjithmonë me në”, ndërsa postimi është shfaqur me një portret të tij në stadiumin “Stadio Olimpicio”.

Postimi i Lazsio-s në Twitter

Askohe, në vitin 2016 kjo ngjare kishte bërë bujë të madhe, aq sa Federata e Futbollit Italian ishte dashur që të ndërprente ndeshjet përkohësisht, derisa situata të qetësohej.

Disa vite më vonë, polici u dënua me gjashtë vite burgim për vrasjen e Gabriele Sandri. Vrasja u cilësua si aksidentale.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *