MBI 2 MILIONË TË VAKSINUAR KUNDËR CORONAVIRUSIT NË TURQI

Numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID’19 në Turqi ka kaluar dy milionëshin, bën të ditur Ministria Turke e Shëndetësisë.

Turqia filloi fushatën e saj masive të vaksinimit më 14 Janar, duke filluar me punonjës të kujdesit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut në vaksinat, pastaj duke kaluar tek individët e moshuar, shkruan Anadolu, transmeton Insajderi.

Që nga muaji i kaluar, Turqia po zbaton gjithashtu shtetrrethimin gjatë natës dhe fundjavave për të frenuar përhapjen e virusit.

Që kur u shfaq në dhjetor 2019, pandemia ka marrë më shumë se 2.22 milionë jetë në 192 vende dhe rajone, sipas Universitetit Johns Hopkins të SHBA.

Më shumë se 102 milionë raste dhe mbi 57 milionë rikuperime janë raportuar në të gjithë botën.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *