Me vërtetim prej mjekut specialist të sëmurët kronikë duhet të lirohen nga puna

Me vërtetim nga mjeku specialist qytetarët me sëmundje kronike respiratore, sëmundje të rënda kardiovaskulare, diabet të tipit 1, sëmundje malinje dhe gjendje imuno-komprometuese duhet të lirohen nga puna, në pajtim me rekomandimet nga Qeveria për parandalim të përhapjes së koronavirusit. Këtë sot në takim e konfirmoi Komisioni për sëmundje ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa konkludimet e sjellura ia parashtroi Qeverisë.

Ky detyrim do t’i distribuohet të gjitha organeve të administratës shtetërore, ndërmarrjeve publike të themeluara nga shteti, shoqatave të aksionarëve në pronësi shtetërore, agjencive, fondeve, byrove, enteve, drejtorive dhe të gjitha institucioneve shtetërore, njësive të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike dhe personave të tjerë juridik të themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe odave ekonomike”, ceket në konkludime.

Komisioni rekomandon: të konsiderohet i arsyeshëm udhëtimi jashtë vendit vetëm ai udhëtim për shkaqe shëndetësore (në vend me rrezik të mesë apo të lartë), që do ta arsyetonte mungesën prej 14 ditëve për shkak të vetëizolimit, të gjithë të punësuarve në sektorin shëndetësor t’u ndalohet udhëtimi në vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm për shkaqe private, Instituti për shëndet publik të përgatitë tekst – porosi për mediume lidhur me respektimin e rekomandimeve kundër koronavirusit, që do t’i parashtrohet Ministrisë së Shëndetësisë për procesuim të mëtutjeshëm, numri i telefonit i shërbimit “Alo Mjek” nga fletushka të ridedikohet në call-qendër që do të japë informata lidhur me sëmundjen ngjitëse dhe algoritmin për vendosje të pacientëve të dyshimtë me virus të vlejë edhe për pacientët pediatrik”, qëndron në konkludimet.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *