MËNYRA TË SHKËLQYESHME TË PËRDORIMIT TË UTHULLËS QË NUK I DINIT

Uthulla, një përbërës më se i zakonshëm në shtëpitë tona ka një gamë të gjerë përdorimesh, përtej sallatës dhe turshive të stinës.

Bright Side ka përpiluar një listë me gjithë mënyrat e shkëlqyeshme se si ju mund të përdorni uthullën, njofton Insajderi.

Zgjat jetën e luleve të freskëta.

Përzieni 2 lugë gjelle uthull molle, 3 lugë sheqer dhe 1 litër ujë të ngrohtë dhe vendosni lulet në të. Ky truk do t’ju ndihmojë të mbani lule të freskëta për disa ditë më shumë.

Largon njollat e vjetra.

Përzieni 1 lugë gjelle sapun pjate, 1 lugë gjelle uthull të bardhë dhe 2 gota ujë të ngrohtë. Kjo përzierje do t’ju ndihmojë të hiqni njollat e vjetra të thata, madje edhe ato të verës dhe kafesë.

Këtë përzierje mund ta përdorni edhe në pjatalarëse me detergjent të veçantë.

Parandalon ngrirjen e xhamave të makinave.

Përdorni uthullën e mollës në dimër si një mjet për të shmangur ngrirjen e dritareve.

Lani xhamat e makinës tuaj me një përzierje të uthullës dhe ujit në një raport 3:1.

Është shumë efektive kundër mykut.

Uthulla e pastër mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe mykun. Spërkatni lëngun në pikat e prekura dhe fërkojeni sipërfaqen me një sfungjer të ashpër. L

Lëreni uthullën të avullojë. Kjo është më e sigurt dhe më efektive sesa përdorimi i zbardhuesit të klorit.

Pastroni rubinetet dhe dushin.

Ju mund ta pastroni dushin tuaj me një përzierje uji dhe uthulle në një raport 1: 1. Vendoseni kokën e dushit në një tigan me përzierjen dhe zieni atë për 5-7 minuta.

Lëreni lëngun të ftohet. Ju mund të pastroni rubinetet tuaja me uthull të pastër molle dhe një sfungjer.

Pastron yndyrën në furrën tuaj.

Një tretësirë uji dhe uthulle mund të përdoret për pastrimin e furrës. Kjo do të parandalojë që yndyrat të qëndrojnë në sipërfaqen e furrës gjatë gatimit. E njëjta gjë mund të bëhet me një mikrovalë.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *