Mësimi online/ Carovska: Nuk ka bojkot të tërësishëm në shkolla

Paralajmërimet e disa shkollave në vend për bojkot të mësimit online, i ka komentuar minstrja e arsimit Milla Carovska. Sipas saj, tha se nuk ka bojkot të tërësishëm në asnjë shkollë, por vetëm një pjesë e nxënësve e bojkotojnë mësimin, por nëse ndodh bojkotimi atherë do të bisedohet që këto orë të kompenzohen gjatë verës.

“Për momentin nuk ka bojkot të tërësishëm në asnjë shkollë,ata janë raste individuale të nxënësve për të cilët unë jam e sigurtë se duke ndjekur trendin e paraqitjes dhe harenë tek fëmijët e cila ndodh edhe për shkak të mësimit online se do të kyçen në mësim. Kaluan vetëm dy ditë dhe veçmë nxënësit po adaptohen dhe çdo vendim apo ndryshim i mënyrës së jetesës është i vështirë, unë jam e sigurtë se të gjithë ngadalë do të adaptohen. Nëse paraqiten mangësi do të bisedojmë me Byronë për Zhvillimin e Arsimit që orët e humbura të mbahen gjatë verës” – u shpreh Carovska.

Nga e hëna poashtu fillon vendosja e studentëve në konvikte që do të zhvillohet sipas protokolleve kovid. Në konvikte janë pranuar 1614 studentë thekson Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, sipas së cilës ka kapaciette për 2080 shtretër që do të thotë se ka mundësi për pranimin e më shumë studentëve të cilët do të jenë përfitues të ndihmës sociale prej 6000 denarësh.

/TS.MK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *