MICHIGAN PAJTOHET TË PAGUAJË 600 MILIONË DOLLARË VIKTIMAVE TË KRIZËS SË UJIT FLINT

Shteti amerikan i Michigan është pajtuar të paguaj 600 milion dollarë për viktimat e krizës së ujit Flint.

Shumica e parave do të shkojnë për fëmijët në qytet që u ekspozuan ndaj pirjes së ujit të helmuar me plumb, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Së paku 12 veta vdiqën pasi Flint derdhi ujërat në lumin Flint për të kursyer para.

Një shpërthim i sëmundjes Legionnaires filloi dhe rreth 100.000 vendas mbetën pa ujë të pijshëm.

Marrëveshja pritet të lajmërohet zyrtarisht më vonë këtë javë, thonë New York Times, Washington Post dhe Wall Street Journal, duke cituar burime të afërta me rastin.

Ende nuk është dhënë ndonjë koment zyrtar nga shteti i Michigan.

Përfitues të kësaj marrëveshje mund të jetë secili njeri që ka jetuar gjatë vitit 2014 deri në 2016 në Flint. Mirëpo 80 përqind të fondeve do të shkojnë për vendasit që kishin më pak se 18 vjet në kohën e shpërthimit.

Expertët thonë se fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj helmimeve të plumbit sidomos bebet dhe fëmijët nën 5 vjeç, të cilët mund të pësojnë dëmtim të trurit para se truri i tyre të zhvillohet plotësisht.

Flint është një vend me shumicë të popullsisë afro-amerikane, ku 40% prej tyre jetojnë në varfëri të skajshme.

Në vitin 2014, qyteti i Flint filloi furnizim me ujë nga lumi Flint, përderisa deri në atë kohë furnizohej nga sistemi i Detroit.

Flint ishte në gjendje emergjente financiare dhe ky ndryshim mendohej që do të shpëtonte miliona dollarë.Mirëpo vendasit filluan të e vërejnë që uji kishte ngjyrë të kaltër ose të verdhë dhe disave prej tyre filluan të u bijnë flokët, apo të kishin skuqje në krahë apo fytyrë.

Pavarësisht kësaj, zyrtarët mohuan që uji nuk ishte në rregull për një vit, edhe kur vendasit u ankuan që uji shijonte dhe dukej çuditshëm.

Që nga ajo kohë, ata janë duke përdorur sistemin e ujit të Detroit. Shumica e vendasve janë duke e përdorur ujin e shisheve për pirje, gatim dhe larje, sepse nuk i besojnë më shtetit. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *