MILIARDERI JAPONEZ KËRKON 8 PERSONA PËR TË FLUTURUAR NË HËNË

Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, është vënë në kërkim të tetë bashkudhëtarëve, që do t’i bashkohen si pasagjerët e parë privat në udhëtimin rreth Hënës me raketën e ‘Space X’ të Elon Musk.

Fillimisht ishte planifikuar që t’i ftojë artistët në një udhëtim njëditor të planifikuar në vitin 2023, shkruan ‘DailyMail’, raporton Insajderi.

“Projekti do t’i ofrojë njerëzve nga e mbarë botë mundësinë që t’i bashkohen këtij udhëtimi. Nëse veten e konsideroni artist, atëherë jeni”, ka thënë Maezawa.

Faza e parë e lajmërimit zgjatë deri më 14 mars. Japonezi u ka bërë thirrje kandidatëve të lajmërohen nëse janë të gatshëm të plotësojnë dy kushte: të demonstrojnë potencialin për punë dhe të kujdesen që kjo përvojë t’i tregohet botës; të përkrahin edhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit që kanë të njëjtin vizion.

Maezawa është i njohur për koleksionimin e veprave të ndryshme të artit dhe superveturave. Vitin e kaluar ishte vënë në kërkim të një vajze, e cila do t’i bashkohej në një udhëtim, por më vonë u tërhoq me pretendimin se i janë “përzier ndjenjat”.

 /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *