Ministrat ndjehen me fat që u vaksinuan me “fajzer”

Disa nga ministrat u rreshtuan në radhët e pritjes për vaksinim në sallën A1 Arena. Por, durimi i tyre ishte i shkurtër dhe hynë brenda për të marr vaksinat pa respektuar radhën, duke lënë qytetarët e tjerë në pritje. Të gjithë ata që prisnin kishin terminë sikurse ministrat e kabinetit të Zaevit. Ata u vaksinuan me llojin “Pfizer”, për të marr edhe certifikatën përkatëse për lëvizje jashtë shtetit pa detyrime të testit PCR apo të karantinës. Ministri i Drejtësisë shprehet që fati i tyre ishte që këtë javë kur vaksinohen gjysma kabinetit, të qëlloj Pfizeri.

Ne u vaksinuam si edhe qytetarët tjerë sot, po-po absolutisht, shikoni sa shumë njerëz ka sot qo sigurisht do të kalojnë mbi 5 mijë vaksinime. Javës së kaluar u vaksinuan me Sinofarm, javës që vjen sigurisht me ndonjë lloj tjetër. Kështu që nuk ka asnjë privilegj madje as që jemi informuar apo nuk kemi pyetur se me çfarë vaksine do të vaksinohemi. Qëndrimi i Qeverisë është si të gjithë qytetarët tjerë kur të vijmë në radhë cilado qoftë vaksinë të jetë atë do ta marrim- deklaroi Bojan Mariçiq, Ministër i Drejtësisë.

Kritika të shumta mbi përzgjedhjen e llojit të vaksinave kishte si nga qytetarët ashtu edhe nga deputetët që kanë marrë vaksina kineze dhe ruse, të cilat nuk garantojnë lëvizje të lirë në të gjitha shtetet e BE-së dhe SHBA-të. Por, Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi tha se nuk është me rëndësi lloji i vaksinave kur bëhet fjalë për shpëtim të jetës nga virusi korona, përvojë të cilën e tregoi se ka përjetuar edhe vetë.

Para 6 muajve, 200 metra prej këtu isha në spital më shumë se 11 ditë duke u ballafaquar me jetë a vdekje, e kam patjetër tha them. Për shkak të mantel bardhëve sot kisha mundësinë ta bëj atë që çdo qytetarë duhet ta bëjnë që të vaksinohen. Në emër të mjekëve ju falënderohem dhe ju bëj thirrje qytetarëve që të paraqiten on-line në vakcinacija.mk sepse ky është shpëtimi.- pohoi Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Përndryshe, dje arritën edhe 9,360 doza vaksinash Pfizer, prej tyre 4,680 me marrëveshje direkte me prodhuesin farmaceutik amerikan. Sipas marrëveshjes çdo të hënë do të arrijnë 5-7 mijë doza. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i të paraqiturve vullnetarisht për vaksinim ka arritur gati 377 mijë, ndërsa mbi 207 mijë qytetarë javë vaksinuar deri më tani, më shumë se gjysma e tyre me dy doza. Dje raportohet për 9,721 të vaksinuar të tjerë në gjithë vendin.

Derisa po përfundon vaksinimi i ministrave dhe zyrtarëve të tjerë, gazetarët e moshës nën 40 vjeç ende nuk janë thirr për imunizim. Presidenti Pendarovski pas vaksinimit të tij tha se deri më tash është dashur të përfundojë imunizimi i gazetarëve, sepse edhe ata bëjnë pjesë në kategorinë e rrezikuar të qytetarëve pasi janë në kontakt të vazhdueshëm çdo ditor me njerëz të ndryshëm. ALSAT pyeti ministrin e Shëndetësisë se kur do vaksinohen gazetarët nën 40 vjeç, mirëpo përgjigje nuk morëm.

Përgatiti: Adnan Qaili

Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *