MODELJA AMERIKANE NË MARSHIN PËR MBËSHTETJE TË PALESTINEZËVE

Bukuroshen, Bella Hadid, jeni mësuar ta shohim duke sfiluar në pasarelat e modës, por këtë herë e shohim duke marshuar rrugëve në protestën e organizuar në mbështetje të palestinezëve në luftën me Izraelin.

Modelja 24-vjeçare është parë duke protestuar bashkë me qytetarë të shumtë, duke valvitur flamurin palestinez rrugëve të qytetit Bruklin.

Ndërsa, para disa ditësh ajo pati zgjuar kritika të shumta në rrjetin social Instagram, ku ka postuar disa fotografi në të cilat Izraeli quhej “okupues” e palestinezët “të shtypur”.

Mbështetjen ndaj palestinezëve, përpos Bella Hadid, e ka shfaqur edhe e motra e saj Gigi, gjë e cila nuk është e rastësishme pasi babai i tyre ka lindur në Nazaret për t’u zhvendosur më vonë në Siri e pastaj në Uashington DC.

Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *