Moti me diell, temperatura deri në 41 gradë

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryj erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 34 deri në 41 gradë Celsiusë. Në pajtim me vlerat e temperaturave të parashikuara në mbarë territorin do të aktivizohet niveli i verdhë i rrezikut nga temperaturat e larta. Indeksi UV = 9.

Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të jetë rreth 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 39 gradë Celsiusë.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *