MPB do të nis hetim për helikopterin e rrëzuar

I pari i ministrisë së Punëve të Brendshme, Nake Çulev, për aksidentin e helikopterit të MPB-së, nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social Facebook, tha se sipas planit vjetor për aktivitete të rregullta, anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë duke kryer një fluturim trajnimi. Çulev shton se MPB, do të formoj një komision për zbardhje të rastit.

-MPB, në përputhje me Ligjin për Aviacionin, do të marrë të gjitha masat e nevojshme, dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Navigacionin Civil dhe Ajror, do të formohet një komision për të zbardhur faktet dhe rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.

Më vjen keq për aksidentin, por lajmi i mirë është se nuk ka viktima dhe lëndime, shkruan Çulev.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *