NDOSHTA SELENA GOMEZ NUK DO TA SHOHIM MË SI KËNGËTARE PËR KËTË ARSYE

Selena Gomez thotë se muzika mund të mos jetë më në të ardhmen e saj.

Aktorja dhe këngëtarja dha këtë deklaratë në një intervistë për revistën “Vogue”, njofton Insajderi.

“Është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë kur njerëzit jo gjithnjë të marrin seriozisht. Kam pasur momente kur kam menduar: ‘Ku është qëllimi? Pse vazhdoj të bëj këtë?’”

“Mendoj se kënga ’Lose You to Love Me’, është më e mira që kama lansuar ndonjëherë dhe për disa njerëz as kjo nuk mjaftoi. Mendoj se ka shumë njerëz që u pëlqen muzika ime, dhe për këtë jam shumë mirënjohese, dhe për këtë vazhdoj të bëj muzikë, por herën tjetër që do të lansoj një album, mendoj se do të jetë ndryshe. Dua ta provoj edhe njëherë para se të heq dorë përfundimisht”.

Gomez debutoi me albumin e saj të parë në vitin 2009, dhe vazhdoi duke lansuar edhe tre të tjerë solo, dhe dy të tjerë më bendin, Selena Gomez & the Scene. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *