NË ÇEKI KONFISKOHEN 700.000 MASKA MBROJTËSE NGA FIRMA E CILA I KA RRITUR ÇMIMIN

Autoritetet e Çekisë kanë konfiskuar gati 700 mijë maska mbrojtëse të nevojshme për luftën kundër koronavirusit, nga një firmë e cila kishte filluar të kërkojë çmim më të lartë për ato.

Çekia, e cila të martën mbrëmje ka lajmëruar 434 raste të koronavirusit, po ballafaqohet me mungesën akute të maskave dhe respiratorëve, për çka qytetarët kanë organizuar prodhime nëpë shtëpi.

“Policia po lufton kundër profiterëve”, ka thënë ministri i brendshëm çek Jan Hamacek, transmeton agjencia kroate HINA.

“Firma ishte dashur që këto maska t’i dërgojë punëtorëve shëndetësor, dhe në momentin e fundit deshi ta ngritë çmimin”, ka thënë ai.

Hamacek, së bashku me kryeministrin Andrej Babisa, ka kërkuar falje që organet kompetente nuk kanë siguruar pajisje mbrojtëse të mjaftueshme, sidomos për personelet e spitaleve në të cilat gjenden të infektuarit potencial me virus.

/Insajderi/com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *