Në Dibër dhe Qendër Zhupë nuk janë regjistruar tubime të qytetarëve dhe nuk ka prishje të rendit dhe qetësisë publike

Në rajonin e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, ku është shpallur gjendje krize, pa ndërprerë realizohen moto-patrullat që i bëjnë nëpunësit policor nëpër mjediset e qytetit dhe periferitë. Megjithatë, nuk janë regjistruar tubime të qytetarëve në vende publike, nuk ka prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe nuk ka aksidente të regjistruara, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Në terren pa problem zhvillohen aktivitetet ndaj personave që janë vënë nën masa të vetizolimit, kontrollit shëndetësor dhe izolimit shtëpiak”, informojnë nga MPB.

Prej atje thonë se në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë pa probleme realizohen masat për kontroll gjatë hyrjes dhe daljes së automjeteve udhëtuese dhe automjeteve tjera motorike, si dhe aktivitetet e dorëzimit të ushqimit, ilaçeve, mjeteve për higjienë personale dhe nevojat tjera për qytetarët e të dy komunave.

“Të gjithë personat juridik të cilët e bëjnë dorëzimin, porosisin, duhet të paraqiten në Shtabin e krizave në numrin e telefonit 046/831 051 pas së cilës, automjetet e tyre të shoqëruara nga policia do të transportohen në objektet përkatëse tregtare. Përkujtojmë se hyrja është e lejuar vetëm për personat të cilët janë banorë të komunave, ndërsa njëkohësisht është e pamundur, përkatësisht rreptësisht e ndaluar dalja e të gjithë qytetarëve nga rajoni i dy komunave”, thonë nga MPB.

Ministria bën apel te qytetarët, rreptësisht ta respektojnë vendimin e Qeverisë për ndalesë të lëvizjes nga ora 21:00-05:00 çdo ditë, si dhe të disiplinuar t’u bashkangjiten masave tjera të rekomanduara dhe udhëzimeve në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit (Covid-19), ndërsa të gjithë personat fizik dhe juridik rreptësisht të bashkangjiten në udhëzimet e nëpunësve policor.

Nga MPB informojnë se qytetarët, në numrin e telefonit falas 08 0000 201 ose në 192, mund t’i paraqesin të gjitha rastet e personave të cilët i shkelin dispozitat për vetizolim të obligueshëm 14 ditësh.

“Të gjithë ata të cilët i shkelin rekomandimet e dhëna, do të sanksionohen sipas nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *