NË DITËN E FUNDIT SI PRESIDENT, TRUMP PRITET T’I FALË 100 TË BURGOSUR

Në ditën e fundit si president i Shteteve të Bashkuara  të Amerikës, Donald Trump, po përgatitet të fal rreth 100 persona të burgosur, sipas CNN-it, transmeton Insajderi.

Do të jetë një grup i madh që përfshin kriminelë mantel bardhë, përdhunues të profilit të lartë dhe të tjerë, por – që tani – nuk pritet të përfshijë edhe vetveten.

Shtëpia e Bardhë zhvilloi një takim të dielën për të finalizuar listën e personave që do të falën. Ndërsa, tani zyrtarët presin që republikani një gjë të tillë ta bëjë gjatë së martës.

Ndryshe, Trump kohë më parë kishte falur disa zyrtarë amerikanë, ku ishte kritikuar për veprimet e tij.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *