Në orën 20:00 filloi ora policore në Maqedoni, do të zgjasë deri më 20 prill

Me vendim të Qeverisë prej sot filloi ora policore dyjavore prej orës 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Nga nesër do të mbyllen të gjitha objektet hotelierike, si dhe pjesa e shërbimeve bastore. Prej nesër mbyllen edhe sallat e fitnesit, sallat e sportit dhe sallat për ushtrime dhe ndalohet organizimi, mbajtja dhe pjesëmarrja në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca etj.

Masat restriktive do të zgjasin deri më 20 prill. Ky vendim u mor dje në seancën e 63-të Qeverisë me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *