NË SPANJË 19.980 TË INFEKTUAR, 1.002 VIKTIMA TË KORONAVIRUSIT

Autoritetet spanjolle të shëndetësisë kanë kumtuar se në këtë vend prej shpërthimit të infektimit me koronavrius kanë humbur jetën 1.002 persona ndërsa janë infektuar 19.980 njerëz.

Drejtori i Qendrës së Shëndetësisë për Raste Emergjente Fernando Simon ka thënë se numri i të infektuarve është rritur për 16 për qind vetëm për 24 orët e fundit.

Qeveria spanjolle po lufton me përhapjen e koronavirusit të ri dhe po përpiqet ta ndihmojë sistemin shëndetësor të mbingarkuar.

Mbi 10.000 njerëz janë hospitalizuar, duke përfshirë më shumë se 1.000 njerëz në repartet e kujdesit intenziv.

Spanja është vendi i dytë më i goditur me koronavirus në Evropë, pas Italisë.

/Insajderi.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *