NETANYAHU ZOTOHET TË VAZHDOJË SULMET NË GAZA

Ushtria izraelite të hënën ka goditur Gazën me sulme ajrore, duke thënë se po shenjestronte shtëpitë e grupit militant palestinez Hamas, ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar “se do të vazhdojë të godasë shënjestrat e terrorizmit”, transmeton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, ka thënë se 212 njerëz janë vrarë dhe një mijë e 400 të tjerë janë lënduar që kur ka shpërthyer dhuna javën e kaluar, shkruan ’CNN’.

“61 fëmijë dhe 36 gra janë në mesin e viktimave”, ka thënë kjo ministri.

Sipas Forcave të mbrojtjes së Izraelit, raketat e Hamasit të nisura nga Gaza kanë lënë të vdekur të paktën 10 njerëz, që kur ka shpërthyer konflikti.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *