Nga sot, BE-ja me rregulla strikte për automjetet

(KEYSTONE/Michael Buholzer)

Bashkimi Evropian tashmë ka vendosur rregulla strikte për sa i takon kontrollit të llojit të automjeteve.

Përmes këtyre rregullave do të verifikohet nëse automjetet e importuara përmbushin standardet e sigurisë dhe mjedisit.

Këto rregulla kanë hyrë në fuqi sot, derisa janë paralajmëruar edhe gjoba të mëdha për ata që shkelin këto rregulla, kanë bërë të ditur autoritetet e BE-së, përcjell Albinfo.ch.

“Institucionet që verifikojnë standardet e sigurisë dhe mjedisit në automjetet e modelit të ri, të destinuara për tregjet e BE-së, do të auditohen”, bëri të ditur KE.

Derisa shuma e gjobave që do të vendosen për mosrespektim të rregullave të reja do të shkojë deri në 30 000 euro për automjet.

“Autoritetet kombëtare duhet t’i nënshtrohen rishikimit për të siguruar qëndrueshmëri në të gjithë Bllokun”, thuhet në njoftim.

/albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *