NJË ARTEFAKT RIKTHEHET NË TURQI PASI ISHTE KONTRABANDUAR NË IZRAEL DHE SHBA

Statuja e “hyjneshës” Kibela (Cybele, Kybele), që besohet të jetë një simbol dhe mbrojtëse e pjellorisë në kohërat parahistorike, do të kthehet në atdheun e saj, Turqi, më 12 dhjetor, pas rreth 50 vjetësh, transmeton Insajderi.

Sipas një deklarate nga Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit, Kibela ishte kontrabanduar ilegalisht dhe shitur në Izrael nga Turqia. Sipas ekspertëve, ky monument daton në shekullin e 3-të. Kibela do të kthehet në atdheun e saj nga Shtetet e Bashkuara, pasi bëri një udhëtim dhjetëra mijëra kilometra, raporton Anadolu Agency (AA).

Si rezultat i punës intensive të Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit, monumenti 1.700-vjeçar i Kibelës do të sillet në Turqi falas më 12 dhjetor nga Turkish Airlines.

Statuja do të promovohet më 13 dhjetor nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, do të ekspozohet në Muzeun Arkeologjik në Stamboll dhe më pas do të transferohet në një muze të ri që do të ndërtohet në qytetin Afyonkarahisar.

Dy luanët afër Kibelës, e njohur që nga kohërat parahistorike si perëndeshë, simbol dhe mbrojtëse e pjellorisë në Mesdhe, veçanërisht në Anadoll, simbolizojnë mbizotërimin mbi natyrën dhe kafshët.

Statuja u transportua nga Turqia në Izrael në vitet 1970 dhe ekspertët besojnë se daton nga shekulli i 3-të. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga karakteristikat tipologjike të statujës, lloji i mermerit të përdorur, ndërtimi dhe mbishkrimi, zbulohet se ajo buron nga Anadolli. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *