NJË GRUP I TË RINJËVE IZRAELIT, ZBULOJNË NJË ENË ARGJILE ME MONEDHA ARI QË DATOJNË PARA 1.100 VITESH

Vullnetarë të rinjë në një gërmim arkeologjik në qendër të Izraelit, kanë gjetur një thesar prej 425 monedhash të arta që ishin varrosur në një enë argjile për 1.100 vite.

Shumica e monedhave datojnë në periudhën e hershme Islamike, kur regjioni ishte pjesë e kalifatit Abbasid, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Monedhat peshojnë 845 gramë dhe kishin një vlerë të madhe në kohën e tyre.Nuk dihet se kujt i kanë takuar këto monedha dhe pse nuk i kishte marrë.

“Persioni që e ka groposur këtë thesar 1.100 vite më parë me siguri ka pritur të kthehet ta marrë sepse ashtu ishte e vendosur”, thotë drejtuesi i kësaj ekspedite, Liat Nadv-Ziv dhe Elie Haddad nga Israel Antiquities Authority.

“Të gjesh monedha ari në një gjendje të tillë të mirë, është gjë e rrallë. Ne pothuajse kurrë nuk gjejmë ari në gërmimet tona, sepse ari gjithmonë kishte vlerë, shkrihej dhe ripërdorej nga gjenerata në gjeneratë”.

I riu që i gjeti këto monedha tha se : “Ishte e mrekullueshme. Unë gërmova nën tokë dhe kur gjeta enën e argjilës, brenda së cilës dukej sikur ishin gjethe të holla. Kur pashë përsëri e kuptova që ishin monedha ari.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *