Nuk heq dorë, Trump synon sërish Presidencën e SHBA-së

Trump ka thënë se po vjen koha që ai të bëjë një njoftim zyrtar në lidhje me ofertën e tij të ardhshme për Shtëpinë e Bardhë

Keystone (AP Photo/Paul Sancya)

Në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të mbahen në vitin 2024, Donald Trump mund të jetë sërish kandidat për president.

Rreth kësaj ka folur vetë Trump, duke u thënë republikanëve se po vjen koha që ai të bëjë një njoftim zyrtar në lidhje me ofertën e tij të ardhshme për Shtëpinë e Bardhë, shkruan Daily Mail, përcjell Albinfo.ch.

Teksa mbante fjalën në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në Dallas, këtë fundjavë, Trump konfirmoi se do të bëjë publike planet e tij për të kandiduar.

“Sigurisht që nuk është një periudhë shumë e gjatë, koha po vjen”, tha Trump.

Ai argumentoi se kombi po përballej me kriza të politikës së brendshme dhe të jashtme, duke thënë se Amerika humbi ‘prestigjin’ e saj kur Biden tërhoqi trupat amerikane nga Afganistani vitin e kaluar.

Trump gjithashtu pohoi se SHBA-ja është një komb që lejoi Rusinë të shkatërrojë Ukrainën, duke vrarë qindra mijëra njerëz dhe kjo situatë vetëm do të përkeqësohet.

/Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *