OBAMA URON BIDENIN: ËSHTË KOHA JOTE

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e ka uruar mikun e tij tashmë presidentin e ri amerikan, Joe Biden, njofton Insajderi.
Biden shquhet për miqësi të mirë me Obama-n.
“Urime për mikun tim, President Joe Biden, kjo është koha jote”, ka shkruar Obama në llogarinë e tij në Twitter.
Biden është zgjedhur president i ri i SHBA-së pasi mposhti në zgjedhjet e nëntorit ish-presidentin amerikan Donald Trump. Zgjedhjet ishin ndër më të rëndësishmet në vitet e fundit dhe dalja ishte më e madhja në histori përkundër pandemisë së Coronavirusit.
/Insajderi.com